Gezim Begolli nje mësues tashmë në pension dhe piktorë i njohur ka celur mbrëmjen e djeshme në galerinë e Pogradecit ekspozitën me 48 piktura ndarë në 2 grup përkatësisht krijimtaria e piktorit në Devoll ku dhe ka vendlindjen dhe në Pogradec ku vet ka jetuar prej vitesh.
Edhe pse është e 4 ekspozitë përsonale e piktorit ai shprehet se punimet janë realizuar në 7 vitet e fundit në teknikën e vajit ku kryesisht dominojnë peisazhet. Natyren piktori e sheh si burimin e frymezimit për punimet e tij.
Qemal Guri një tjetër piktori Pogradecar gjatë ekspozitës shprehu vlerësimet për punimet e Begollit teksa tha që ka një ngritje në nivelin e punimeve te tij.
Piktori tjetër Pogradecar Enxhel Gegprifti u shpreh se piktori ka filluar te guxoje dhe eksperimentojë në punimet e tij të fundit, një shkak ky që vjen nga përvoja shumevjecare e piktorit.
Ekspozita do te qendrojë e hapur për 4 ditë në galerinë e artit në Pogradec ku do të mirëpres qindra artëdashës pogradecar dhe jovetëm.

