15.4 C
Pogradec
15.4 C
Korçë
15.4 C
Bilisht
14.9 C
Ersekë
14.7 C
Maliq
15.6 C
Liqenas
Monday, April 20, 2026

(Video) Vatër zjarri pranë fshatit Blacë, dhjetra persona të angazhuar për fikjen e flakëve…

- Advertisement -

Aktualisht, një vatër zjarri është aktive në një sipërfaqe kodrinore midis fshatit Blacë dhe fshatit Podgorie. Sipas informacioneve, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bar dhe shkurre, e cila ndodhet pranë zonave me vreshta dhe pemtari, por fatmirësisht larg zonave të banuara.

Flakët po përhapen me shpejtësi, të ndihmuara nga erërat dhe temperaturat e larta. Banorët e zonës janë duke punuar intensivisht për të kontrolluar situatën, duke u angazhuar në perimetrin e flakëve për të ndalur përhapjen e tyre.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Sipas burimeve zyrtare, në terren ndodhen dy grupe të zjarrfikësve të Maliqit dhe punonjësit e njësisë administrative të Vreshtazit, të cilët po mbështeten nga banorët e zonës në përpjekjet për të vënë zjarrin nën kontroll./Pogradecipress.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit