9.4 C
Pogradec
9.2 C
Korçë
8.3 C
Bilisht
8.1 C
Ersekë
8.5 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Pogradec/ Qendra Shëndetësore Verore: Kryhen rreth 60 vizita në ditë

- Advertisement -

Pogradeci në këto muaj të verës është një destinacion i preferuar për pushuesit dhe turistët. Për këtë arsye, një iniciativë e re e rëndësishme është hapja e Qendrës Shëndetësore Verore në Pogradec, e cila do të qëndrojë e hapur nga 1 shtatori deri në 30 shtator me nje shërbim 24 orë.

Mjekja Greis Osmani tregon se numri i personave që vijnë në qendër eshtë shtuar në krahasim me një muaj më parë ku janë paraqitur rreth 50-60 vizita në ditë. Sipas mjekes rastet më të shpeshta që vijnë janë virozat e ndryshme, mjekime plagësh gjithashtu edhe raste me covid pozitiv. Osmani u shpreh se vizitat më të shumta janë tek tek fëmijët dhe moshat e treta.

Vera Qahajaj tregon se ka punuar për 41 vite dhe tani është pensioniste, por përsëri pasioni i saj nuk ka ndalur dhe prandaj e ka ushtruar profesionin e saj në vende të ndryshme të Shqipërisë. Sipas infermieres shumica e personave që vijnë janë pushues nga Tirana, Elbasani, Kosova gjithashtu edhe te huaj.

Stafi i qendrës shëndetësore verore është i përbërë nga mjek dhe infermier disa prej të cilëve si në rastin konkret janë nga kryeqyteti. Në këtë qendër shëndetësore verore merret shërbim për ndihmën e parë ndërsa në rastet më të rënda dërgohen në urgjencën spitalore Pogradec. Kjo qendër ëështë e pajisur me të gjitha paisjet e nevojshme të ndihmës së parë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit