Korçë – Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në nënstacionin elektrik, afër lagjes 18. Sipas burimeve, zjarri ka nisur nga një defekt në një fider. Zjarrfikësja dhe ekipet e OSHEE ndodhen në vendngjarje. Brenda pak minutash, kthehet energjia elektrike, teksa 1/3 e qytetit momentalisht nuk po furnizohet me energji. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet se mbingarkesa në rrjet mund të ketë dëmtuar njërin fider.

