Nga Arbër Male/ Çdo gjë këputet kur hollohet, ndërsa zullumi kur trashet!
Nuk iu besoja syve sesi me ritëm aq të shpejtë një godinë po ndërtohej jo më larg se 1.3 metra larg dritares time.
Zyra urbanistike ka kohë që i ka kaluar të gjithë kufijtë, dhe në vend që të kontribuojë për një qytet i cili i përgjigjet zhvillimeve, dinamikave të kohës dhe paqes sociale, përkundrazi po kontribuon në konfliktim midis familjeve pogradecare, shkatërrimin dhe denatyrimin e Pogradecit.
Kjo Bashki është vënë në shërbim të 20-30 personave me pushtet ekonomik, ku nuk njohin as rregull e as ligj, duke gjetur shesh dhe duke bërë përshesh me miratimin e Bashkisë.
Çdo paligjshmëri do të marrë përgjigjen e merituar shumë shpejt!

