15.4 C
Pogradec
15.4 C
Korçë
15.4 C
Bilisht
14.9 C
Ersekë
14.7 C
Maliq
15.6 C
Liqenas
Monday, April 20, 2026

Pogradeci me terminal të ri për transportin publik. Qytetarët: E kemi larg…

- Advertisement -

Prej datës 22 korrik, do të nis të funksionojë terminali i ri i automjeteve të transportit publik në qytetin e Pogradecit. Ndërsa shërbimet e terminalit në qëndër të qytetit, do të zhvendosen në periferi. Konkretisht ky terminal i sapo ndërtuar gjendet në rrugën e unazës. Vendosja e tij jashtë zonës së banuar është menduar që do sjellë një ulje të trafikut brënda rrugëve të qytetit, nga ana tjetër do të marrë zgjidhje dhe qëndrimi i mjeteve të transportit ndërkombëtar, që momentalisht nuk kanë një vendqëndrim. Investimi për terminalin e ri është privat.

Gjithsesi të shumtë janë qytetarët të cilët shprehin rezervat e tyre për këtë terminal, pasi sipas tyre do të zgjasë kohën dhe rrugën e tyre për të aksesuar automjetet e transportit publik dhe është larg qendrës. Ende nuk ka definitivisht informacion në lidhje me funksionimin e mëvonshëm të terminalit aktual. Zëra të ndryshëm bëjnë të ditur se ajo zonë mund të përdoret për parkim me pagesë, por nga ana tjetër të tjerë thonë se do të kthehet në zonë për ndërtime.  

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit