14.2 C
Pogradec
14.9 C
Korçë
14.4 C
Bilisht
13.7 C
Ersekë
14 C
Maliq
14.8 C
Liqenas
Wednesday, May 13, 2026

SKËNDERBEU kthehet në shtëpi. Nga sot fillojnë seancat stërvitore në Korçë

- Advertisement -

Burimi: Korca Boom

Pas miqësores së djeshme në Greqi, Skënderbeu është kthyer në shtëpi. Ndeshja u luajt në Ptolemaidhë dhe pas përfundimit dhe darkës së përbashkët mes dy klubeve Kalitheas dhe Skënderbeut, kanë qenë korçarët që në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë mbërritur në qytetin juglindor.

Më pas trajneri Ivan Gvozdenoviç ka lajmëruar të tijtë që nga sot do të vijohet me seancat stërvitore në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”.

Në fakt miqësorja e djeshme edhe pse përfundoi me rezultatin 3-0 për Kalithean, nuk tregoi ndonjë diferencë në fushë, ndërkohë që vetëm golat e bënë këtë diferencë.

Në fund të fundit ishte vetëm testi i parë miqësor dhe Skënderbeu ka më shumë se një muaj kohë deri në startin e superligës së re.

Tashmë të paktën edhe për një javë do të vijohet me stërvitje në shtëpi, deri në testin e radhës miqësor, ku të mërkurën e ardhshme të 24 korrikut, Skënderbeu do të presë në Korçë, Vorën e kategorisë së parë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit