27.7 C
Pogradec
27.9 C
Korçë
27.5 C
Bilisht
27.1 C
Ersekë
27.3 C
Maliq
28.2 C
Liqenas
Monday, June 29, 2026

Regjistrohet aksidenti i 5-të brenda ditës në Qarkun e Korçës. Disa të plagosur dërgohen në spital…

- Advertisement -

Devoll:-Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në afërsi të fshatit Progër.
Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga.
Raportohet për të plagosur por policia është duke shkuar drejt vendngjarjes dhe ende nuk dihet se sa persona kanë mbetur të plagosur. Sipas policisë në mjet udhëtonin 5 persona të cilët kanë mbetur të plagosur pasi mjeti i tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Devoll/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Progër, shtetasi N. P., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas pasagjerë në mjet, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin N. P., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit