19.7 C
Pogradec
19.6 C
Korçë
19.6 C
Bilisht
18.8 C
Ersekë
18.5 C
Maliq
20.5 C
Liqenas
Saturday, July 12, 2025

Pogradec/ Tenisi vjen në plazhin e Pogradecit. Aktiviteti synon të jetë i përvitshëm…

- Advertisement -

Pogradec, 7 Korrik 2024 – Gjatë dy ditëve të fundit, Qendra Multifunksionale Pogradec (QMP) pranë Bashkisë Pogradec dhe shoqata e tenisit “Tenis Tirana” organizuan turneun e tenisit në plazh, “Selita Open Pogradec Beach Tenis 2024”. Ky bashkëpunim i jashtëzakonshëm mblodhi rreth 60 pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, të cilët garuan mes tyre në një atmosferë sportive dhe festive.

Në përfundim të kampionatit, organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehën mirënjohjen dhe falënderimet e tyre për organizimin e shkëlqyer të këtij eventi. U dakordësua gjithashtu që “Selita Open Pogradec Beach Tenis” do të bëhet një aktivitet i përvitshëm në kalendarin sportiv të aktiviteteve që organizohen në Pogradec nga QMP pranë Bashkisë Pogradec.

Ky turne i dha një shtysë të re promovimit të sportit të tenisit në plazh në Shqipëri dhe u shërbeu pjesëmarrësve si një mundësi për të treguar aftësitë e tyre dhe për të shijuar një garë të ndershme dhe emocionuese.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit