Andis Salla nga Pogradeci: 13.8 milionë euro për bujqësinë, dëmshpërblimet për përmbytjet drejt finalizimit…

- Advertisement -

Andis Salla ministri i bujqësisë deklaratë nga Pogradeci,13.8 milionë euro mbështetje për bujqësinë,dëmshpërblimet për përmbytjet drejt finalizimit:-

Atëherë, ishim sot me përfaqësuesit e bimëve medicinale, pra bizneset, por edhe fermerët e të tjerë të ndryshëm që kultivojnë jo vetëm bimë medicinale, por edhe produkte të tjera bujqësore, për të diskutuar së bashku dhe për të folur për të gjithë problematikat që lidhen me këtë zonë, por edhe ndaj subvencioneve që ne kemi ndaj fondit që ne kemi alokuar tashmë dhe janë plotësuar afatet ku kanë aplikuar një numër shumë i konsiderueshëm edhe në këtë zonë. Sepse kemi një zonë potenciale bujqësore, ku zë një zë të rëndësishëm në territorin ekonomik në këtë të Pogradecit, por edhe ndaj zonës tjetër që është zona e Korçës.
Qeveria ka bërë të gjithë procedurat e nevojshme për përmbytjet në të gjithë territorin e Shqipërisë, por edhe të Maliqit, Pogradecit, Korçës dhe të gjithë në të gjithë territorin ku ne kemi pasur probleme në përmbytjet apo fatkeqësitë natyrore që ishte jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të rajonit. Ne kemi bërë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore. Tashmë jemi në fazën përfundimtare ku, së bashku me Emergjencat Civile dhe Ministrinë e Mbrojtjes, do të kalojmë në procedurën e dëmshpërblimit të tyre. Pra, presim një akt normativ që ne do të kalojmë shumë shpejt besoj, do të kalojmë edhe nëpërmjet mbështetjes apo atë çfarë ne i kemi premtuar fermerëve shqiptarë për mos t’i lënë vetëm dhe për t’i dëmshpërblyer ata.
Në momentin që ne do të krijojmë, do të bëjmë aktin normativ, do të bëjmë edhe shpërblimet, siç kemi bërë edhe ndaj dëmshpërblimeve të tjera, siç ka qenë për para vitit të kaluar, që ne e kaluam me aktin normativ të dhjetorit dhe i morën në janar të gjithë dëmshpërblimet që kishim me një shifër të konsiderueshme.
Tek numri i aplikimeve në blegtori, unë mund të them që skema kombëtare ka qenë një nga skemat e blegtorisë sepse kemi numrin më të lartë të aplikantëve ndonjëherë në blegtori. Sepse ne kemi ulur numrin e përfituesve, pra të pragut, nga 100 krerë në 50 krerë, nga 10 krerë për lopë në 5 krerë, që ishte kërkesë e vetë fermerëve në mënyrë që ata të bëheshin pjesë, edhe fermerët e vegjël që kishin një numër më të vogël, le të themi, në blegtorinë e tyre. Dhe është një numër shumë i lartë, përveç këtyre ka edhe shumë të rinj që kanë aplikuar në blegtori, që janë masat ku ne kemi vënë për herë të parë një shifër prej 10.000 euro është grant për t’i mbështetur të rinjtë dhe 10%-shin që ne tashmë jemi në fazën ku fermerët janë duke depozituar edhe bërë procedurat pranë tatimeve, në mënyrë që të marrin 10% të kompensimit të çdo fature që ata kanë shitur gjatë kësaj periudhe.
Ku dua të theksoj që sipas të dhënave ndaj tatimeve deri në këto momente, ne flasim në një shifër prej 13.8 milionë eurosh, që është një shifër e konsiderueshme në mbështetje të bujqësisë dhe sektorit bujqësor për t’i mbështetur për herë të parë për atë çfarë punojnë. Pra, ai që punon tokën vlerësohet drejtpërdrejt, pa procedura dhe pa asnjë burokraci mund të themi, apo afate të tejzgjatura. Po për çdo gjashtë muaj, siç ne e kemi vendosur në korrik dhe në dhjetor, do të depozitojnë pranë tatimeve dhe do të marrin 10%-shin në këmbim.
Por kjo shifër është një shifër e konsiderueshme dhe presim që të jetë më e lartë në gjashtëmujorin tjetër të dytë për shkak të interesit apo pagesave që kanë marrë dhe do të marrin deri tani në një shifër prej 13.8 milionë eurosh.
Ekipet e punës kanë qenë në terren për të verifikuar të gjitha rastet. Ne kemi çuar edhe dronin që kemi në Ministrinë e Bujqësisë për rastet e karkalecit apo e sëmundjeve të tjera që droni shërben, dhe e kemi dërguar atje ku ka pasur probleme: edhe në fushën e Maliqit, edhe në të gjithë Shqipërinë, për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve dhe për t’i kaluar ata në sipërfaqe më të mëdha, sepse droni kap parcela të mëdha dhe i bën në një kohë shumë të shpejtë.
Është një mundësi që ne do ta zhvillojmë akoma më tepër, sepse do të marrim edhe dronë të tjerë ku do të mbulojmë gjithë territorin për problematikat e kësaj natyre apo shqetësimet që na lidhin edhe ndër zonat e tjera, siç është edhe zona e Myzeqesë, apo e Lushnjes, apo e të gjithë qarkut të Fierit. Dhe kjo është mbështetje që ne e japim nëpërmjet punonjësve tanë që kemi në territor, qoftë në qarkun e Korçës por edhe në të gjithë Shqipërinë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit