25.1 C
Pogradec
26 C
Korçë
25.2 C
Bilisht
25.8 C
Ersekë
25.4 C
Maliq
25.9 C
Liqenas
Monday, June 22, 2026

Pogradec/ Plagos me thikë bashkëshorten 27-vjeçare, pas një konflikti në banesë…

- Advertisement -

Pogradec – Një grua ka mbetur e plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në lagjen nr. 4 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se çifti ka pasur një konflikt të çastit, gjatë të cilit burri ka marrë një thikë dhe ka plagosur bashkëshorten. Burime paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar vuan nga probleme të shëndetit mendor.

E plagosura është dërguar fillimisht në Spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa pritet të transportohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Fatmirësisht, deri në këto momente, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Pogradecit në ambientet e komisariatit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit