21.8 C
Pogradec
21.9 C
Korçë
21.9 C
Bilisht
20.2 C
Ersekë
21.1 C
Maliq
22.6 C
Liqenas
Wednesday, June 3, 2026

Korça gati për sezonin veror/ Nis këtë javë edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve…

- Advertisement -

Më 6 qershor, Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet më të dashura të qytetit, Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve. Rrugët dhe sheshet e Korçës do të vishen me ngjyra, muzikë dhe atmosferë festive. Të pranishëm nga Greqia, Rumania, Serbia, Polonia dhe Arbëreshët do t’i bashkohen këtij edicioni të 19-të, duke e kthyer qytetin në një skenë të madhe feste dhe kulture. Janë mbi 25 grupe nga qyteti që do të sjellin energjinë dhe kreativitetin e tyre, ndërsa Qendra Rinore do të hap dyert për fëmijët të cilët do të kenë hapësirën e tyre festive, me aktivitete argëtuese, face painting dhe plot surpriza.Kulmi i festës do të jetë parada madhështore e orës 19:00, që do të nisë nga Lëndina e Lotëve dhe do të përshkojë rrugët kryesore të qytetit. Për herë të parë do të kemi kënaqësinë të mirëpresim edhe gratë e diasporës shqiptare nga Athina, duke i dhënë këtij edicioni një dimension edhe më të veçantë. Festa do të vazhdojë më tej në Pazarin e Vjetër me Carnival Party, muzikë live, DJ dhe një atmosferë që do të zgjasë deri në orët e vona.

Karnavalet janë vetëm fillimi i një vere të jashtëzakonshme në Korçë. Një verë plot ngjarje, emocione dhe net që mbahen mend, me Korça Moto & Rock Festival, Lumina Electronic Festival, Korça Beer Fest, Korça Serenights dhe shumë evente të tjera që tërheqin mijëra vizitorë e turistë nga Shqipëria dhe më gjerë, duke e kthyer padyshim edhe këtë vit Korçën në një nga destinacionet më tërheqëse të sezonit veror.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit