Pogradec, e moshuara tenton të hidhet nga kati i gjashtë; ndërhyjnë fqinjët, policia dhe zjarrfikësit…

- Advertisement -

Pogradec – Një e moshuar, e cila dyshohet se vuan nga skleroza, ka tentuar të vetëhidhet nga kati i gjashtë i një pallati në afërsi të Xhamisë në Pogradec.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, ky është një rast i përsëritur. Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar zjarrfikësen dhe policinë, duke bërë të mundur ndalimin e të moshuarës.

Aktualisht ajo po merr kujdes mjekësor në banesë. Fqinjët, jashtë kamerave, bëjnë të ditur se e moshuara pjesën më të madhe të kohës qëndron e mbyllur në banesë, ndërsa jeton me vajzën e saj.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit