Një dyqan bulmeti është vjedhur gjatë natës në qytetin e Pogradecit, në zonën e rrugës së spitalit.
Sipas informacioneve paraprake, persona të paidentifikuar kanë hyrë në brendësi të njësisë së shërbimit dhe kanë vjedhur një shumë prej rreth 2 milionë lekësh, së bashku me DVR-në e biznesit.
Mësohet se kjo është vjedhja e dytë brenda 5 muajsh në të njëjtin biznes.
Aktualisht, Policia e Pogradecit po sekuestron pamjet e kamerave të bizneseve pranë, ndërsa grupi hetimor po administron edhe gjurmët e gishtërinjve të gjetura në brendësi të dyqanit.
Në të njëjtën rrugë, vetëm disa muaj më parë, u vodh edhe një argjendari, ngjarje për të cilën ranë në pranga dy persona.

