14.9 C
Pogradec
15.7 C
Korçë
15.9 C
Bilisht
14.7 C
Ersekë
14.6 C
Maliq
16.2 C
Liqenas
Sunday, May 17, 2026

Korça dhe Prishtina bashkohen përmes muzikës, koncert madhështor i Filharmonisë së Kosovës…

- Advertisement -

Një atmosferë e veçantë artistike pushtoi mbrëmjen e së shtunës Korçën,ku publiku korçar mirëpriti koncertin e Filharmonisë se Kosovës në një aktivitet që solli më pranë dy qytetet përmes muzikës klasike dhe krijimtarisë shqiptare.
Koncerti u drejtua nga dirigjenti Baki Jashari, ndërsa si soliste u ngjit në skenë violinistja e njohur Sihana Badivuku, duke interpretuar një repertor që ndërthuri klasikët botërorë me muzikën shqiptare bashkëkohore.

Programi artistik përfshiu vepra të kompozitorëve të njohur si Verdi dhe Saint-Saëns, por një vend të veçantë zuri edhe repertori shqiptar, i sjellë nga kompozitorë kosovarë dhe shqiptarë. Emocion të veçantë krijoi interpretimi i “Serenadës Korçare”, e orkestruar në një version të ri nga Gridi Kraja, që u prit me duartrokitje nga publiku.
Gjatë fjalës së tij, dirigjenti Baki Jashari u shpreh se vizita e parë në Korçë ishte një emocion i veçantë për të dhe për orkestrën, duke vlerësuar qytetin për traditën kulturore dhe publikun artdashës.

Përfaqësuesit e Filharmonisë së Kosovës theksuan se ky koncert shënon fillimin e një bashkëpunimi kulturor mes Korçës dhe Prishtinës, i cili pritet të vazhdojë me aktivitete të tjera artistike në të ardhmen, përfshirë edhe koncertin e Orkestrës së Korçës në Prishtinë.

Në këtë mbrëmje u interpretuan gjithashtu vepra të kompozitorëve shqiptarë nga Kosova, mes tyre Fahri Beqiri, Valton Beqiri dhe Hajrulla Syla, duke sjellë për publikun korçar një panoramë të pasur të muzikës simfonike shqiptare.
Koncerti u prit me interes të madh dhe u kthye në një tjetër dëshmi të lidhjes kulturore dhe artistike mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit