Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ajo kishte rreth tre ditë pa kontaktuar me familjarët, ndërsa fqinjët kanë njoftuar policinë pasi nuk e kishin parë prej ditësh.
Kanë qenë forcat zjarrfikëse ato që kanë bërë të mundur hapjen e derës së banesës, ku më pas është konstatuar trupi i pajetë i të moshuarës.
Nga këqyrja paraprake, viktima ka pasur një hematomë në kokë, çka ngre dyshimet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe më pas të ketë humbur jetën. E moshuara jetonte e vetme.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore, ndërsa trupi i viktimës pritet të dërgohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

