Korçë/ Një 38-vjeçar i ka dhënë fund jetës në banesën e tij, në lagjen nr. 4 të qytetit.
Sipas informacioneve, 38-vjeçari nga Korça është dërguar në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit, pasi dyshohet se ishte vetëvarur në banesë. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktima vuante nga depresioni. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

