8.9 C
Pogradec
9.3 C
Korçë
8.3 C
Bilisht
9.1 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Friday, May 1, 2026

Rikthehet pas 40 vitesh festivali lirik në Korçë! Të rinj nga gjithë vendi performojnë arie operistike, romanca dhe këngë tradicionale shqiptare

- Advertisement -

Të rinj të talentuar nga shkollat artistike të Shqipërisë, të cilët interpretuan arie operistike, romanca dhe këngë tradicionale shqiptare, duke ndërthurur trashëgiminë klasike me energjinë e brezit të ri janë bërë pjesë e Festivalit të Këngëtarëve Lirikë “Tefta Tashko Koço”.
I frymëzuar nga figura e artistes së njohur, aktiviteti synon të krijojë një urë lidhëse mes traditës dhe artistëve të rinj.Këtë vit festivali nuk ka çmime, sepse sipas organizatorëve, synimi i tij është ballafaqimi artistik dhe jo konkurrenca. Në festival morën pjesë të rinj nga shkollat artistike të Korçës, Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Durrësit dhe Elbasanit. Ata interpretuan arie operistike, romanca dhe këngë tradicionale shqiptare, duke dëshmuar nivel të lartë përgatitjeje dhe pasion për muzikën klasike.

Ailis Disha, interpretuese shprehet se “vij nga Durrësi. I jam përkushtuar shumë kësaj pjese dhe mezi e kam pritur këtë moment.”Programi artistik u pasurua edhe me interpretimin e një kuarteti instrumentistësh nga Korça, të cilët sollën përpunime të muzikës shqiptare.

Në përfundim të mbrëmjes, pjesëmarrësit u vlerësuan me certifikata nga Këshilli i Qarkut Korçë, ndërsa organizatorët theksuan synimin për ta kthyer festivalin në një traditë të përvitshme në shërbim të promovimit të artit lirik në vend.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit