8.9 C
Pogradec
9.3 C
Korçë
8.3 C
Bilisht
9.1 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Friday, May 1, 2026

Hita mbledh drejtuesit e policisë së Korçës e Elbasanit: Porosi për goditjen e kultivimit e shpërndarjes së drogës dhe personave në kërkim

- Advertisement -

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zhvilluar takime me drejtoritë vendore të Policisë në Korçë e Elbasan.

Burime brenda mbledhjes bëjnë të ditur se porositë e kryepolicit lidhen me goditjen e rasteve të kultivimit e shpërndarjes të lëndëve narkotike, po ashtu edhe me evidentimin e personave që janë të përfshirë në grupe kriminale dhe atyre në kërkim.

Një tjetër porosi lidhet edhe me armëmbajtjen pa leje, si edhe me kontrollet që duhet të jenë të shtuara sidomos në institucionet arsimore dhe më gjerë, për të ruajtur rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Hita kërkoi angazhim maksimal për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, duke siguruar informacion cilësor, nga inteligjenca kriminale. 

Më tej, theksoi nevojën për rritjen e performancës së shërbimit policor në të gjitha nivelet, aplikim të teknologjisë gjatë përmbushjes së detyrave të Policisë Rrugore, në zbatim të përpiktë të porosive për mosndalim të automjeteve, pa shkak, në akset kryesore nacionale, ndëshkim të parkimeve të gabuara që bëhen burim aksidenti ose pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve.

Gjithashtu, ai kërkoi reagim në kohë dhe profesional të shërbimeve të Policisë kur ka ngjarje apo kur kërkohet nga qytetarët, ndjekje në dinamikë të çdo shqetësimi të ngritur nga qytetarët dhe angazhim maksimal për garantimin e sigurisë në shkolla.

Hita theksoi se është bërë një punë e pamjaftueshme nga ana e strukturave të Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare në tërësi, si dhe goditjen e trafiqeve dhe të ndihmës për emigrantët e paligjshëm që tentojnë të përdorin territorin e Shqipërisë, si vend transit drejt shteteve të Bashkimit Europian, në veçanti. Gjithashtu, kërkoi rritjen e performancës së shërbimit në pikat e kalimit kufitar, pasi ato janë kontakti i parë i qytetarëve dhe i turistëve, me vendin tonë.

Në përfundim të të dyja takimeve, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi luftë pa kompromis ndaj paligjshmërive, reagim në kohë reale dhe angazhim maksimal nga të gjitha strukturat policore.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit