8.6 C
Pogradec
8.8 C
Korçë
7.7 C
Bilisht
9.4 C
Ersekë
8.3 C
Maliq
8.7 C
Liqenas
Wednesday, April 22, 2026

Nga Korça: Sula paralajmëron “inspektime rrufe”! Goditen produktet e rrezikshme dhe abuzimet në tregje e ndërtim…

- Advertisement -

Dashnor Sula, kryeinspektori i përgjithshëm, deklaratë për mediat pas takimit me kryeinspektorët e qarkut të Korçës.

Pyetja për produktet e skaduara, falsifikuara në tregje dhe masat e marra:

“Nëse do ta kishit këtë informacion që keni ju, duhet ta adresoni në platformë dhe ne reagojmë menjëherë. Ditën e nesërme, ne si Inspektoriat i Përgjithshëm, në disa subjekte të padeklaruara dhe të painformuara nga inspektoriatet e zonës këtu, do të shkojmë bashkë me ta për inspektim. Kemi përzgjedhur edhe supermarkete, edhe linja prodhimi, për të qenë një inspektim i befasishëm, urgjent, i rrufeshëm, për të parë nëse ka shkelje apo jo.”

Pyetja nëse garantohet siguria ushqimore me fushata inspektimi, kur shumica e inspektoriateve konsiderohen thuajse fiktive, jashtë funksionit:

“Jo, nuk janë jashtë funksionit. Ka problematika, pa diskutim. Unë kam ditën e 69-të në krye të Inspektoriatit dhe ju bëj me dije se, ndoshta me një vendim të marrë para dy ditësh, për rastin e Shkodrës, janë marrë 15 masa disiplinore, ku 10 prej tyre janë shkarkime nga detyra të inspektorëve, për shkak të hyrjes së misrit me aflatoksinë B1, e cila është e dëmshme edhe për kafshët. Unë i kam vendosur që për çdo rast sinjalizimi ne do të ndëshkojmë. Çdo masë administrative që ankimohet nga subjekti ka dy rrugë: ose mbetet në fuqi masa e vendosur nga inspektimi, ose shfuqizohet, por me një kusht – në rast padrejtësie fillon masë administrative për inspektorin.”

Pyetja për zinxhirin e inspektoriateve që duhet të kontrollojnë punësimin e paligjshëm:

“Inspektoriati i Punës është fusha që mbulon këtë problematikë që ju ngrini dhe me të drejtë. Nuk pretendoj që nuk ekzistojnë raste. Edhe sikur një biznes të ketë 5 punëtorë dhe një prej tyre të jetë i pasiguruar, është në shkelje të ligjit dhe nuk garanton sigurinë e punonjësit, i cili mund të ketë një incident gjatë punës dhe nuk përfiton nga e drejta që ka. Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim për të bërë inspektime çdo ditë. Mund të them që do të vuajmë 6-7-8 muaj maksimumi, pasi jemi duke përgatitur sistemin e digjitalizimit për të gjitha fushat e inspektimit, që do të thotë se sistemi do të përzgjedhë subjektin në bazë të indikatorëve të riskut. Ju garantoj që inspektimi do të pasurohet me të dhëna të reja dhe do të bëhet e mundur që edhe inspektori të monitorohet me anë të një GPS-i, që mat lëvizjet ku ai shkon.”

Pyetja për tregjet e ushqimeve, ku specialistët ngrejnë alarm për helmimin e qytetarëve, dhe nëse do të ketë masa konkrete për shuarjen e këtij fenomeni:

“Shumë e drejtë. Besoj që e keni ndjekur këto dy muaj që znj. Gjylameti është në krye të AKU-së dhe unë si kryeinspektor i përgjithshëm kemi filluar një valë inspektimesh që po jep rezultat. Javën e kaluar në Shkodër u bë e mundur bllokimi i 110 kuintalëve. Unë përsëri apeloj: ka të bëjë shumë me kulturën qytetare, pra ndjekjen dhe vigjilencën e tyre, që duhet të sinjalizojnë inspektoriatin. Është shumë e rëndësishme gjurmueshmëria dhe për këtë arsye po përgatiten sisteme që do të ndjekin gjurmueshmërinë e produkteve, sepse nga 5 produkte në Shqipëri, 3 ose 4 janë nga importi, me hyrje në pikat doganore të Kapshticës, Qafë Thanës dhe pika të tjera doganore në vend. Me anë të gjurmueshmërisë do të dihet si ka hyrë, çfarë certifikate sigurie ka dhe afati kohor.”

Pyetja për pallatin e djegur në Tiranë dhe nëse janë arritur konkluzione për shkaqet nga inspektoriatet hetimore:

“Unë kam nxjerrë tre urdhra: një urdhër urgjent ditën që ndodhi ngjarja, ku përfshihen IKMT dhe Inspektoriati Shtetëror Industrial, i cili mbikëqyr enët e gazit, bombulat, enët në presion dhe sistemet elektrike. Jemi në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Tiranës dhe i kemi vënë në dispozicion të gjitha gjetjet tona. Ditën e djeshme u certifikuan 5 ashensorë në pallate të tjera dhe u bë e mundur të vihen në funksion, por ju garantoj një përgjigje zyrtare shumë shpejt. Kam firmosur edhe dy urdhra të tjerë për Inspektoriatin Shtetëror Industrial: një urdhër i rëndësishëm për kontroll të imtësishëm nëse në këto ambiente ka enë me presion që rrezikojnë jetën e qytetarëve apo subjekte që vendosin bombula gazi me fuqi të madhe. Një tjetër urdhër i rëndësishëm për IKMT është për metodologjinë që do të ndjekin për pallatet e reja, të cilat janë ndërtuar apo janë në ndërtim e sipër, për materialet që do të përdorin, të cilat duhet të jenë të certifikuara, të kenë hyrë nga pikat doganore dhe të jenë të kontrollueshme. Ata pronarë pallatesh që kanë marrë leje ndërtimi dhe nuk përfundojnë të gjitha punimet deri në fund, por i lënë në dorë të nënkontraktorëve të paidentifikuar, pa përgjegjësi, krijojnë hapësirë për abuzime, për të ulur koston në dëm të sigurisë.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit