Korçë/ Lirohet nga burgu Martina Pajollari, kalon në arrest shtëpie pas përfundimit të afateve…

- Advertisement -

Korçë:-Martina Pajollari e akuzuar për moskallëzim krimi të vrasjes së Martin Çeços,ndodhet në arrest shtëpie prej dy javësh,kjo për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.
Ka qënë mbrojtja e cila ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Martina Pajollarit e cila ndodhej në burgun e Pojskës.
Vetëm dy muaj përpara edhe të tre të akuzuarit e tjerë u liruan nga qelia për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.
Martina Pajollari u akuzua se nxori në pritë Martin Çeçon dhe më pas nuk kallëzoi krimin.
Kjo vrasje ka kaluar një kalvar të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe pritet që të zhvillohen seanca të tjera gjyqësore.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit