12.4 C
Pogradec
13.6 C
Korçë
12.6 C
Bilisht
13.5 C
Ersekë
12.8 C
Maliq
13.4 C
Liqenas
Wednesday, April 15, 2026

Çmim rekord i domates, kushton 350 lekë kilogrami, fermerët: Edhe neve na vjen turp, por kostot janë rritur shumë

- Advertisement -

Shqiptarët në këtë sezon po e konsumojnë shumë pak domaten, e kësaj here jo prej ngarkesës me pesticide apo prej cilësisë, por është çmimi ai që po mban këtë produkt larg tryezës. 1 kg domate te fermerët po merret me 250 lekë/kg, por nëse kjo domate vjen në Tiranë, udhëtimi i saj do t’i kushtojë konsumatorit 100 lekë/kg. Rendimenti në serën e Qerim Elezit këtë vit është përgjysmuar dhe fajin për këtë e kanë ndryshimet ekstreme të kushteve klimatike.Sipas bujkut nga fshati Hardhi i Belshit, ka disa arsye se përse vlera e domates kapërceu në këto shifra, e para është ndryshimi i klimës dhe e dyta përmbytjet e nëntorit në fshatrat e Beratit dhe të Dimalit, si Samatica dhe Drenovica, që ndryshe njihen si zona e serave; në këtë sezon të parë bujqësor nuk do të prodhojnë sepse bimët e tyre u kalbën nga uji.

Kjo situatë bën që në treg të mungojë produkti i domates, por efekti nuk përfundon këtu sepse ne duhet të përgatitemi ta shtrojmë tryezën me domate dhe perime importi që nuk kanë as shijen dhe aromën e prodhimit tonë./topchannel

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit