Vështirësohet qarkullimi në aksin Lozhan–Moglicë–Gramsh, ndërsa fluksi i mjeteve është shtuar ndjeshëm.
Sipas informacioneve, nga ana e Gramshit janë lejuar të hyjnë drejt juglindjes dy kamionë që dyshohet se i përkasin OSHEE-së. Mjetet kanë hapur krahun në anë të rrugës, por për shkak të volumit të lartë të qarkullimit është krijuar ngërç në këtë segment.
Lëvizja e automjeteve po kryhet me ritëm të ngadalësuar, ndërsa në zonë ka mbërritur policia e qarkullimit rrugor të Korçës për të normalizuar situatën dhe për të bërë të mundur hapjen e plotë të qarkullimit.

