17.3 C
Pogradec
18.2 C
Korçë
16.8 C
Bilisht
17 C
Ersekë
17.1 C
Maliq
17.4 C
Liqenas
Tuesday, April 28, 2026

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit/ Besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë, kreu i Komunitetit Mysliman shqiptar: Agjërim të lehtë dhe të pranuar

- Advertisement -

Me perëndimin e diellit dhe dëgjimin e ezanit të parë, besimtarët myslimanë nisin muajin e shenjtë të Ramazanit.    “Fillojmë agjërimin e muajit të Ramazanit, të mëshirës, faljes dhe amnistisë për njerëzit që të reflektojnë dhe të pastrohen nga veset e këqija”, u shpreh kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu.
Në shenjë reflektimi dhe falënderimi për gjithçka, besimtarët  myslimanë agjërojnë për 30 ditë.
“Ramazani do të thotë të fshijë mëkatet, sepse njerëzit gabojnë”, u shpreh Spahiu.
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu uroi të gjithë besimtarët myslimanë në nisje të muajit të madhërishëm të Ramazanit.
“Zoti 2 gjera ka vendosur, afrim tek e mira dhe largim nga e keqa. I uroi të gjithë besimtarëve një agjërim të lehtë dhe të pranuar”, u shpreh ai.
Muaji Ramazanit është dhe muaji i bamirësisë i cili në fund pas 30 ditësh agjërim përmbyllet me festën e Fihter Bajramit./topchannel

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit