Përshëndetje,
Informacion mbi situatën –
Bazuar në raportimet e marra nga strukturat përgjegjëse, situata në territorin e Qarkut Korçë paraqitet e qetë dhe pa problematika.
Gjatë natës, kushtet atmosferike kanë qenë të qëndrueshme, me temperatura në vlera negative nën zero gradë Celsius, pa shkaktuar situata emergjente apo dëmtime në infrastrukturë.
Njësitë e vetëqeverisjes vendore nuk raportojnë shqetësime apo emergjenca në zonat nën administrimin e tyre.
Autoriteti Rrugor Shqiptar – Drejtoria Rajonale Qendër-Lindje informon se qarkullimi në të gjitha akset rrugore të qarkut vijon normalisht dhe nuk evidentohen problematika në infrastrukturën rrugore.
OSHEE – Dispeçeria Rajonale Korçë informon se fidri Vithkuq, NST Rehovë, rezulton pa energji elektrike për 4 abonentë ruralë në zonën e Gjergjevicës. Strukturat përgjegjëse po punojnë për riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.
Strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate të mundshme.

