12.9 C
Pogradec
12.8 C
Korçë
12.4 C
Bilisht
10.9 C
Ersekë
11.5 C
Maliq
13.7 C
Liqenas
Tuesday, April 28, 2026

Hetuesit e BE-së në Korçë, OLAF zbarkon për skandalin e “Frontex”

- Advertisement -

Një prokuror i Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF), me seli në Varshavë, ka mbërritur në Shqipëri dhe ka zhvilluar takime me Prokurorinë e Korçës, në kuadër të një hetimi për abuzime me fondet e Bashkimit Evropian në misionin “Frontex”.

Hetimi lidhet me dyshime për mashtrim financiar nga punonjës të Policisë së Shtetit, të angazhuar në shërbim pranë misionit “Frontex”, i cili operon në zonat kufitare për monitorimin e emigrantëve ilegalë që hyjnë nga Greqia drejt Shqipërisë. Përzgjedhja e efektivëve shqiptarë dyshohet se është bërë nga ish-drejtori i Kufirit në Policinë e Shtetit, Eduard Merkaj.

Sipas hetimeve, pagesat për orët e shërbimit, dietat dhe akomodimin e policëve shqiptarë, të mbuluara nga fondet e BE-së, janë realizuar përmes dokumentacionit fiktiv. Skema e dyshuar e mashtrimit ka shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 2.7 milionë eurosh.

OLAF ka kërkuar zyrtarisht aktet hetimore dhe ka tërhequr dosjen shqiptare për analizë në Poloni. Prokuroria e Korçës pritet të dërgojë për gjykim mbi 20 punonjës policie të dyshuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim financiar./ Elton Qyno

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit