Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. M., 40 vjeç dhe E. Sh., 40 vjeç, banues në Ersekë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Këta dy shtetas dje në qytetin e Ersekës, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Gjatë kontrollit fizik shtetasit E. Sh., ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

