Foltorja e Ervin Salianjit kësaj radhe u ndal në qarkun e Korçës. Salianji ka mbajtur një fjalim të fortë dhe kritik, ku ka ngritur shqetësime të drejtpërdrejta jo vetëm ndaj qeverisë së Edi Ramës, por edhe ndaj drejtimit qendror të PD-së
Në fjalën e tij, Salianji foli për përgjegjësi politike, organizimin e brendshëm të partisë dhe nevojën për një PD më të bashkuar dhe konkurruese përballë asaj që ai e cilësoi si regjim që manipulon zgjedhjet dhe përdor administratën për interesa elektorale.
“Me këtë energji, me këta njerëz kemi arritur që në 2021 zonën ta fitonim dh eta mundim Ramën dhe të arrinim rezultat barazim. Me të njëjtat kushte represioni, që Rama ka përdorur gjatë vjedhjes së zgjedhjeve, të Peleshit dhe shokëve të Peleshit, ne dhe ju i kemi marrë para. Po tani a është vetëm faji i atyre që na vodhën sipas nesh, apo ka përgjegjësi edhe lidershipi i PD që në zgjedhjet e 2023, po tani në 2025 diferenca shkoi 22 mijë vota. Janë shumë, duke marrë parasysh edhe largimin e popullsisë në këtë trevë. A ka përgjegjësi dikush, dakord jemi ne që Rama i vjedh zgjedhjet. Po sheshet kush na i vjedh që t’i kemi bosh, a kemi përgjegjësi ne për këtë. PD dhe demokratët, por jo vetëm demokratët, por 500 mijë opozitarë s’mund të jenë peng i 50 rrogëtarëve që duan të mbajnë PD peng, të përgjumur, të nëpërkëmbur. Interesi i demokratëve është të fitojnë zgjedhjet, interesi i rrogëtarëve janë privilegjet personale”, tha Salianji.
Ervin Salianji iu përgjigj edhe akuzave në drejtim të tij se bashkëpunon me krimin. Në një takim me demokratët e Korçës, së cilëve një ditë më parë u kishte mbërritur një mesazh që mos të merrnin pjesë në takim, Salianji tha se mesazhe të tilla po ua dërgon pushteti i Edi Ramës.“Kam marrë mijëra mesazhe inkurajimi, as nuk kisha plan, as nuk kam plan të ndaloja takimet me demokratët, se është një rrugë pa kthim për ripërtëritjen dhe ngritjen e PD. Kjo pjesëmarrje, kjo energji, na mbush me shumë forcë për ta vazhduar para, na jep zemër dhe frymë për të bërë realitet atë që demokratët duan, për të sjellë rrotacionin dhe për ta bërë PD fituese. Të gjithë ju keni marrë një mesazh që nuk është as nga Korça, se nuk është as në dialektin e korçar. Ai mesazh është dërguar nga Rama, se vetëm ai mund të këtë 20 mln lekë për çdo takim për t ëmbush me emesazhe gjithë dynjaën që takimi organizohet nga krimi i prganizuar. Jo zotëri, lidhet me krimet të faktuara i kanë personazhet e tjerë në qeveri që i kam denoncuar me emër e mbiemër. Jo vetëm në parti, që i dimë shumë mirë se cilët kanë probleme, por këtë këtë takim s’e ka organizuar krimi, por partia e organizuar që i përgjigjet çorganizimit të lidershipit të partisë qendrore”, tha Salianji.
SI.E./Shqiptarja.com

