Mëngjesin e sotëm, një zjarr është parandaluar në një ambient akomodues (bujtinë) në fshatin Mëmëlisht, Pogradec. Zjarri ka rënë rreth orës 02:25 të mëngjesit, ndërsa falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës të Pogradecit, flakët janë neutralizuar në kohë. Si pasojë e reagimit të shpejtë, nuk janë regjistruar dëme materiale dhe as përhapje e zjarrit në ambiente të tjera të bujtinës. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të sqarohen nga grupi hetimor.

