13.9 C
Pogradec
14.3 C
Korçë
13.8 C
Bilisht
13.4 C
Ersekë
13.4 C
Maliq
14.5 C
Liqenas
Monday, May 25, 2026

Sfidoi të ftohtin e liqenit, 23-vjeçari Nikolin Jorgji kap Kryqin e Shenjtë…

- Advertisement -

23-vjeçari Nikolin Jorgji nga Pogradeci arriti të kapë Kryqin e Shenjtë në ujërat e ftohta të Liqenit të Pogradecit. Ceremonia u zhvillua në kuadër të festës së Ujit të Bekuar dhe u ndoq nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastas, si edhe nga drejtuesit e kishave ortodokse të Pogradecit.

Rreth 30 të rinj nga Pogradeci sfiduan temperaturat e ulëta, duke u hedhur në ujërat e liqenit për të marrë pjesë në ritualin tradicional të pagëzimit të ujërave. Ndërkohë, qindra qytetarë, sipas ritit fetar, morën ujë të bekuar nga liqeni, aty ku u hodh Kryqi, për mbarësi dhe shëndet.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit