Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 54 vjeç, banues në Bilisht, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetaset:
-S. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës;
-J. Xh., 47 vjeçe, banuese në Korçë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. K. Nga aksidenti u dëmtua lehtë shtetasi G. K..

