Korçë: Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen 12 të qytetit. Mësohet se kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi nuk kanë marrë përgjigje nga i moshuari.
84-vjeçari u gjet pa shenja jete pasi shërbimi zjarrfikës bëri hapjen e derës së banesës. Sipas burimeve, i moshuari jetonte i vetëm.
Ky nuk është rasti i parë kur të moshuar që jetojnë të vetmuar humbin jetën në banesë në Korçë. Policia po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit.

