Viti 2025 në Pogradec u shënua nga ngjarje që lanë gjurmë të thella në jetën e komunitetit, mes tragjedive njerëzore, zhvillimeve politike, debateve publike dhe momenteve që ringjallën identitetin kulturor e sportiv të qytetit. Nga zjarre, krime të rënda dhe aksidente fatale, te protesta qytetare, zgjedhje të tensionuara, konflikte për hapësirat publike dhe pasuritë natyrore, por edhe suksese që e vendosën zonën në hartën europiane të trashëgimisë dhe sportit, ky vit pasqyroi kontrastet e forta të një realiteti kompleks. Ky renditje sjell kronologjikisht ngjarjet kryesore që formësuan diskursin publik në Pogradec gjatë vitit që po lëmë pas, si një pasqyrë e shqetësimeve, sfidave dhe shpresave të një komuniteti që u vu shpeshherë në provë.
4 Janar 2025 – Zjarr i fuqishëm në lagjen nr. 4, Pogradec
Mbrëmjen e 4 janarit, rreth orës 21:25, një zjarr i madh përfshiu disa banesa në lagjen nr. 4 në Pogradec, duke e shkrumbuar plotësisht dy prej tyre. Sipas informacionit publik, vatra dyshohet të ketë nisur aksidentalisht në banesën e një 80-vjeçari. Si pasojë, flakët u përhapën edhe në banesat ngjitur. Policia dhe zjarrfikësit ndërhynë menjëherë për evakuimin e banorëve dhe shuarjen e zjarrit, ndërsa dëmet materiale u konsideruan të rënda. Ngjarja tronditi opinionin publik dhe ngriti diskutime mbi sigurinë e të moshuarve që jetojnë të vetmuar.
17 Janar 2025 – Superaksion policor me RENEA në Pogradec
Në mesin e janarit, mediat raportuan detaje nga një aksion i Policisë së Korçës me mbështetje të forcave elitë RENEA në Pogradec. Sipas burimeve, u kontrolluan 28 banesa, ku u konstatuan sende të jashtëligjshme të personave kontingjent kriminal dhe lidhje me ta. Deri në atë moment u bë e ditur se 14 persona ishin shoqëruar për verifikime dhe pyetje.
1 Mars 2025 – Primaret e Berishës
Më 1 mars u zhvilluan primaret e Berishës për zgjedhjet Parlamentare, të cilat u ndoqën nga mbështetësit dhe opinioni publik si pjesë e dinamikave të brendshme të kampit opozitar. Procesi u zhvillua mes polemikave të shumta, për falsifikime dokumentash dhe gare të pabarabartë. Ndërkohë që risia e këtyre primareve ishte numri i konsiderueshëm i votave që mori aktivisti jashtë PD-së së Pogradecit Arbër Male. Procesi u dominua nga gara e pabarabartë dhe figurat e përzgjedhura, nuk u pritën mirë nga qytetarët si kandidat në zgjedhjet e përgjithshme.
16 Mars 2025 – Aksident me vdekje në Mëmëlisht, Pogradec–Qafë Thanë
Mbrëmjen e 16 marsit, rreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, në aksin Pogradec–Qafë Thanë, një automjet përplasi një këmbësor. Si pasojë, 55-vjeçari (I. M.) humbi jetën në vendngjarje. Sipas informacionit publik, drejtuesi dyshohet se braktisi mjetin pranë stacionit të trenit në Pogradec, hoqi targat dhe u largua. Disa orë më vonë ai ra në pranga.
30 Mars 2025 – Kundërshtime për planin e “betonizimit” të Drilonit
Në fund të marsit u raportua kundërshtim ndaj planit për ndërhyrje/ndërtim në zonën e Drilonit, me akuza publike dhe polemika mbi transparencën dhe procedurat. Në informacionet e bëra publike u artikuluan pretendime se “në bashki s’dinë asgjë”, ndërsa u hodhën edhe dyshime për lëvizje tregtare “pa nisur punimet”. Debati u shtri përtej një projekti u kthye në temë për identitetin turistik të zonës, mbrojtjen e natyrës dhe mënyrën si merren vendimet që prekin hapësira me vlerë publike.
23 Prill 2025 – Ndalohet gjuetia e krapit 4 muaj; peticion i peshkatarëve
Më 23 prill u raportua ndalimi 4-mujor i gjuetisë së krapit, vendim që u kundërshtua nga peshkatarët e Pogradecit me peticion drejtuar Ministrisë së Bujqësisë. Sipas tyre, kufizimet po i preknin edhe për koranin dhe po i pengonin të “hedhin rrjetat” normalisht. Ngjarja pati impakt ekonomik e social, sepse peshkimi është burim jetese për familje dhe komunitete, por njëkohësisht vendimet lidhen edhe me ruajtjen e ekosistemit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të liqenit. Për këtë arsye peshkatarët protestuan.
11 Maj 2025 – Zgjedhjet Parlamentare u dominuan nga e majta
Më 11 maj, sipas informacionit të dhënë, rezultati zgjedhor u përmbyll me fitoren e Bledi Çomos dhe Partisë Socialite, ndërsa kandidati përballë Çomos, si pjesë e PD Genti Çela mori rezultatin më të ulët historik në qytetin e Pogradecit. Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të tensionuar me incidente dhe me persona të ndaluar.
(Pranverë–Verë 2025) – Rikthehet “ëater polo” në Pogradec
Në Pogradec u raportua rikthimi i sportit të “ëater polo” nga ish-kampionët Sotiraq Iftica dhe Vladimir Mato. Ngjarja u pa si ringjallje e një tradite sportive të lidhur me liqenin dhe historinë e notit në qytet.
Impaktin e pati më shumë te komuniteti sportiv dhe të rinjtë, sepse sjell modele pozitive, aktivitet dhe identitet lokal, sidomos kur sportet “e vjetra” rihapen në kohë moderne.
27 Qershor 2025 – Lini konfirmohet si vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë
Më 27 qershor u publikua konfirmimi nga Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë se Lini (fshati gadishull në Pogradec) është vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë. Sipas arkeologëve, datimi shtrihet nga 8000 deri në 4000 vjet para erës sonë.
Ky lajm pati jehonë të madhe sepse i jep zonës një peshë të rrallë në hartën e trashëgimisë europiane, me potencial të drejtpërdrejtë për turizëm kulturor, identitet lokal dhe politika mbrojtjeje.
7 Korrik 2025 – Aksion për lirimin e hapësirave publike në Pogradec
Më 7 korrik nisi aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytet. Sipas deklarimeve publike, bizneset u paralajmëruan fillimisht dhe më pas ndërhyri policia bashkiak. Aksioni i urdhëruar nga Kryeministri Edi Rama nuk u prit mirë nga administratorët e subjekteve private në Pogradec. Ndërsa aksioni i rradhës pasoi pikërisht një muaj më vonë.
10 Korrik 2025 – Aksident fatal, vdes 34-vjeçari, makina përfundon në liqen
Më 10 korrik u shënua një aksident me vdekje në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ku një automjet përfundoi në liqen. Viktima ishte 34-vjeçari Alfons Bleta.
Sipas dyshimeve paraprake të raportuara, shkaku lidhej me humbje kontrolli dhe shpejtësi të lartë. Ngjarja tronditi opinionin publik.
26–27 Korrik 2025 – Evente masive: “Maratona e Bebeve” & Maratona “Enkelana”
Në fund të korrikut u zhvilluan dy evente të mëdha komunitare: “Maratona e Bebeve” (viti i tretë), me rreth 80 foshnja të përfshira simbolikisht dhe të vlerësuara me medalje/dhurata, si dhe maratona “Enkelana” që mblodhi rreth 600 atletë nga 40 vende.
Përveç dimensionit festiv dhe sportiv, këto aktivitete ndikojnë në imazhin turistik të qytetit, ekonominë sezonale dhe frymën komunitare, duke e vendosur Pogradecin në vëmendje më të gjerë.
28 Korrik 2025 – Krim i rëndë: Vritet 52-vjeçarja Kozeta Teço
Më 28 korrik u raportua një ngjarje e rëndë kriminale, një i ri i identifikuar si Ilirjan Selman dyshohet se dhunoi 52-vjeçaren Kozeta Teço për vdekje dhe më pas e dogji në banesë. U bë e ditur se autori u vu në pranga dhe se palët kishin pasur lidhje intime. Ngjarja e rendë tronditi opinionin publik, ndërsa krimi mizor u dokumentua nga policia e shtetit.
23 Gusht 2025 – Aksident: vdes 65-vjeçarja, shoferi arrestohet
Më 23 gusht u raportua aksident në aksin Pogradec–Qafë Thanë ku një 65-vjeçare dhe një 17-vjeçare u përplasën teksa kalonin rrugën. 65-vjeçarja (Manushaqe Gjoka) ndërroi jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas informacionit publik, shoferi u arrestua. Ngjarja shtoi zemërimin publik për respektimin e rregullave, sigurinë e këmbësorëve dhe masat në pikat e rrezikshme.
31 Gusht 2025 – Protestë masive në Çërravë për kullotën dhe panelet diellore
Më 31 gusht u zhvillua protestë masive në Çërravë, ku banorët kundërshtuan planin e bashkisë për t’u marrë kullotën për vendosje panelesh diellore. Në raportim u theksua se fshati “jeton me frikën e mbijetesës”. Ky konflikt preku nervin social, përplasja mes investimeve/energjisë dhe jetesës tradicionale (blegtori, kullota), duke krijuar ndarje, tension dhe kërkesë për konsultim real publik.
5 Shtator 2025 – Inaugurohet rruga Qukës–Qafë Plloçë
Më 5 shtator u inaugurua rruga Qukës–Qafë Plloçë, një aks i rëndësishëm për lidhjet dhe qarkullimin në zonë. Ngjarja u trajtua si investim me peshë për lëvizjen dhe ekonominë lokale. Inagurimi u krye nga Kryeministri Edi Rama dhe Zv Kryeministrja Belinda Balluku, ndërsa festa për këtë hapje të rrugës u bë me daulle. Vetëm pak kohë më vonë ky aks rrugor shfaqi problematika të shumta serioze për sigurinë e mjeteve.
20 Shtator 2025 – “Rikthimi i Zonjave” konkurron në Festivalin e Filmit në Pogradec
Më 20 shtator u raportua se dokumentari “Rikthimi i Zonjave”, me temë kampet famëkeqe, konkurron në Festivalin e Filmit në Pogradec. Ky lloj materiali sjell kujtesë kolektive dhe ballafaqim me histori të dhimbshme. Protagoniste e dokumentarit është Fatime Nurçe Haxhillari.
9 Tetor 2025 – Fatkeqësi në Çërravë, digjen 170 dele
Më 9 tetor u raportua se u shkrumbua një stallë me bagëti në Çërravë dhe sipas fermerit 170 dele u dogjën të gjalla. Shkaqet nuk u bënë të ditura në informacionin publik.
10 – 13 Nëntor 2025 – Arrestim dhe lirimi i Kevi Muçollarit; protesta në Këshillin Bashkiak
Më 10 nëntor u raportua arrestimi i Kevi Muçollarit, ndërsa më 13 nëntor u tha se ai u la i lirë, shoqëruar me protestë në Këshillin Bashkiak. Ngjarja irritoi opinionin publik, pasi 27-vjeçari mbronte interesat e banorëve, ndërsa ngjarja u provokua nga këshilltari Engjëll Shyti. Ky zhvillim u trajtua si çështje që ndez ndjeshmëri publike, sidomos kur shoqërohet me përplasje institucionale. Qindra banorë protestuan gjatë ditëve që Kevi Muçllari mbahej i ndaluar nga Policia.
17 Nëntor 2025 – Bllokohet aksi Qukës–Qafë Plloçë nga banorët e tre fshatrave
Paraditen e 17 nëntorit, banorët e Kalivaçit, Llëngës dhe Gurit të Bardhë bllokuan për rreth 10 minuta aksin Qukës–Qafë Plloçë, në dalje të Kalivaçit, duke penguar qarkullimin e dhjetëra mjeteve në të dyja krahët. Gjatë protestës pati përplasje verbale me drejtues automjetesh. Banorët kërkuan mosmbylljen e rrugës së fshatit, ndërsa policia procedoi disa prej tyre.
21 Nëntor 2025 – Përmbytje të mëdha në Pogradec, mbi 60 banesa të dëmtuara
Më 21 nëntor u raportuan përmbytje të mëdha në Pogradec, me mbi 60 banesa të dëmtuara nga uji. Situata e emergjencës ndikoi në familje, pronë dhe përditshmëri, duke kërkuar reagim institucional dhe solidaritet. Ndërsa dëme të shumta u evidentuan dhe në Bletari apo bujqësi.
8 Dhjetor 2025 – Shembje trotuari + ndotje mjedisore nga Çërrava (rezervuari/mbetje)
Më 8 dhjetor u raportua shembja e një pjese të trotuarit në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, me dëmtim të rrjeteve nëntokësore. Paralelisht, u bë publik edhe lajmi për çarje të rezervuarit në Çërravë dhe dalje në sipërfaqe të tonelatave mbetjeve urbane, duke ngritur alarm për ndotje mjedisore.
30 Dhjetor 2025 – Abuzohet seksualisht 12-vjeçarja në Pogradec, në pranga bie 67 vjeçari
Më date 30 dhjetor 2025, i moshuari 67 vjecar ka abuzuar seksualisht të miturën 12-vjecare e cila është shtatzënë 22 javëshe. Familjarët e të miturës janë tronditur për këtë ngjarje duke thënë që me të moshuarin kanë pasur hyrje-dalje dhe nuk kishin kuptuar asgjë të dyshimt deri në momenton që tek e mitura panë ndryshime fizike./ Pogradecipress.al

