Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-K. T., 41 vjeç dhe I. T., 45 vjeç (kushërinj), banues në fshatin Vithkuq, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-A. I., 29 vjeç, banues në fshatin Mborje, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende në kishën e fshatit;
-R. M., 62 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar derën e banesës së shtetases R. Xh., 39 vjeçe dhe e ka kanosur 39-vjeçaren, me sende të mprehta dhe të ftohta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

