16.4 C
Pogradec
16.1 C
Korçë
15.8 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.9 C
Liqenas
Thursday, June 25, 2026

Mucunski: Vitin e ardhshëm hapim Konsullatën në Korçë…

- Advertisement -

Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timčo Mucunski njoftoi sot hapjen e konsullatës së Maqedonisë së Veriut në Korçë, në vitin 2026.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Shkup me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ministri Mucunski u ndal te marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimin rajonal.

“Dialogu politik mes dy vendeve tona po zhvillohet në nivel të lartë dhe konstruktiv. Ne jemi fqinjë, aleatë në NATO dhe vende kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. Jemi po ashtu 100% të harmonizuar për sigurinë e jashtme të BE-së”, tha ai.

Duke folur për bashkëpunimin dypalësh, Mucunski nënvizoi rëndësinë e Korridorit 8 për dy vendet.

“Do të bashkëpunojmë për më tepër iniciativa dhe nisma të ndryshme që do t’i paralajmërojmë në tryezën e ardhshme mes nesh dhe kolegëve të tjerë të vendeve anëtare të BE-së”, tha ministri Mucunski.

“Para disa muajsh Republika e Shqipërisë hapi një Konsullatë të Përgjithshme në Strugë. Jemi të lumtur që në vitin 2026 do të hapim Konsullatë në Korçë. Biseduam për bashkëpunimin edhe në fusha të tjera, për fqinjësinë e mirë, shkëmbimin e projekteve të ndryshme. Bashkërisht konstatuam se lidhjet kulturore janë të fuqishme dhe këtë dëshmojnë më tepër aktivitete të realizuara gjatë vitit të kaluar”, tha ai./ATSH

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit