MALIQ/ Gurkazi Xhemali është një nga të paktët nallbanë që ka mbetur në zonën e juglindjes. Tradita e hershme e mbathjes së kuajve, e cila po shkon drejt zhdukjes, është ruajtur me mjeshtëri nga 68-vjeçari nga Pojani i Maliqit.
Në një kohë kur kuajt nuk përdoren vetëm për punë, por gjithnjë e më shumë edhe për turizëm, Gurkaziu përgatit e vendos patkonjtë, një proces i domosdoshëm që kryhet të paktën një herë në muaj. Përveç vendosjes së patkonjve, ai kryen edhe prerjen e tyre sipas formave dhe masave të përshtatura për çdo kafshë. Me mbi 40 vite eksperience, Gurkazi tregon se puna është mjaft e rrezikshme, pasi gjatë procesit kali mund të bëhet agresiv.
Edhe pse numri i kuajve është ulur në fshatrat e juglindjes, kërkesat për shërbimin e tij vazhdojnë, pasi Gurkaziu është i vetmi nallbat në zonë.
“Pojani ka pasur 1 mijë kuaj deri në vitet ’90, tani kanë mbetur vetëm 100 kuaj se kanë ikur njerezit në emigrim. S’është më bujqësia e blegtoria si përpara.
Materialet dhe puna për të mbathur një kalë kushtojnë 3.000 lekë, ndërsa Pojani, falë mjeshtrit është shndërruar në një qendër të vogël sherbimesh, ku vijne fermere nga mbare juglindja.
Nallbani 68-vjeçarar u bën apel të rinjve ta mësojnë këtë zanat, i cili megjithëse i vështirë, mbetet i bukur dhe sfidues./ shqiptarja.com

