4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Gërmime të paligjshme në varrezat ilire të Selcës, tre të rinj të shoqëruar nga policia…

- Advertisement -

Policia e Pogradecit prej rreth një muaji ka vijuar hetimet lidhur me persona që kryejnë gërmime të paligjshme në zonën e varreve monumentale ilire të fshatit Selcë e Poshtme, në Mokërr. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për tre të rinj, të cilët janë konstatuar më herët duke kryer gërmime në këtë zonë arkeologjike.

Mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po shoqëron tre të rinjtë, ndërsa priten edhe arrestime në lidhje me këtë ngjarje. Burime bëjnë me dije se gërmimet kryheshin me qëllim gjetjen e sendeve me vlerë, pasi zona është e shpallur arkeologjike dhe nuk lejohet kryerja e asnjë gërmimi brenda territorit të saj.

Në vendngjarje, policia ka sekuestruar një metal-kërkues dhe mjetin me të cilin tre personat kishin shkuar në varrezat e Selcës. Të tre të rinjtë po shoqërohen në Komisariatin e Policisë Pogradec, ku do të japin deklarimet e tyre, ndërsa më pas do të vlerësohen elementët e veprës penale që mund të rëndojnë mbi ta.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit