5.2 C
Pogradec
5.1 C
Korçë
4.4 C
Bilisht
3.8 C
Ersekë
4.4 C
Maliq
5.5 C
Liqenas
Monday, March 2, 2026

LUTFIJA E APELIT VRET PER HERË TË DYTE 14-VJEÇARIN, LIRON NGA BURGU VRASËSIT…

- Advertisement -

Dhimbja e prindërve të 14-vjeçarit Eraldo Xhejo, i cili humbi jetën këtë verë në fshatin Pirg, eshtë kthyer në një betejë të hidhur me sistemin e drejtësisë, një sistem i cili po i vret për herë te dytë.

Eraldo u godit per vdekje me thike nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, ndersa ne ngjarje u perfshine edhe babai dhe xhaxhai i autorit, te dy te arrestuar per fshehje provash dhe ndihme ndaj autorit.

Familja Xhejo mendoi se të paktën hapi i pare drejt drejtesise ishte hedhur.

Por vendimi i fundit i Gjykates se Apelit i ka rrëzuar shpresat e tyre. Gjykata vendosi ge babai dhe xhaxhai i autorit të lihen në arrest shtëpie, duke ndryshuar masën e meparshme të “arrestit mgjurar; L utlie Celahi, e clamnga

nenshkrimin e saj ka rikthyer ne shtepite e tyre dy persona te dyshuar per pengimin e hetimit te nje vrasjeje te mituri.

Edi Xhejo, babai i Eraldos, tregon se familjarët e autorit jo vetem ge nuk nderhyne per te parandaluar konfliktin, por madje kane fshehur edhe thikën me te cilën u krye krimi.

Sipas tij, ndryshimi i masës së sigurisë është një goditje e rënde, një mesazh se jeta e femijes së tij nuk peshon sa duhet në sistemin shqiptar të drejtësisë. Ky rast ka ekspozuar edhe një herë plagët e vjetra të sistemit të drejtësisë në Shqipëri: vendime te pakuptueshme, masa sigurie te lehta per ceshtje te renda, dhe nje shkeputi të frikshme midis institucioneve dhe realitetit te familjeve që kërkojnë të vërtetën.

Vendimi i gjyqtares Celami nuk është thjesht një akt procedural; ai ka kthyer në zero besimin e një familjeje të shkatërruar të cilës i mohohet jo vetëm drejtesia, por edhe e drejta per sado pak qetesi./JOQ

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit