18.7 C
Pogradec
16.8 C
Korçë
17.1 C
Bilisht
17.4 C
Ersekë
15.9 C
Maliq
18.5 C
Liqenas
Saturday, June 27, 2026

Pirro Vengu flet nga Sheqerasi për situatën e përmbytjeve, theksin e vuri edhe tek shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë…

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nga fshati Sheqeras në Maliq:

“Jemi sot në zonën e Maliqit, në argjinaturën në Sheqeras ku ka pasur dëmtime të konsiderueshme, dhe në orët e para të shembjes së saj, drejtoria rajonale e kullimit, Bashkia Maliq dhe forca të tjera që do të shtohen në orët në vijim, janë duke bërë punime rehabilituese.

Nga ana tjetër, kemi edhe në zonën e Pyllit të Fazanëve një dëmtim argjinature, i cili vështirëson prurjet që vijnë nga Dunaveci në Devoll, ndaj po bëjmë një rishpërndarje të forcave duke kërkuar edhe angazhim shtesë nga Forcat e Armatosura. Po vijnë mjete vetëshkarkuese për të ndihmuar me volumet e mëdha që kërkohen për të mbuluar këto dëmtime.

Jemi në gatishmëri, po shtojmë forcat; duhet të kuptojmë që kemi situata edhe të rrëshqitjes së dherave dhe masiveve malore, ku në Qafë Plloçë kishte një problematikë të madhe që na bëri të angazhohemi fuqimisht për të bërë një devijim përmes operatorëve të zonës. Do jenë ditë të vështira sepse reshjet do rifillojnë; toka është si “sfungjer” praktikisht dhe është e vështirë të punohet në situata ku ajo është shumë e pastabilizuar dhe e mbushur me ujë. Gjithsesi, po shtojmë forca në mënyrë që Maliqi të mos ketë problematika në reshjet që do pasojnë gjatë javës që vjen.

Në rang vendi ka 15 ura të dëmtuara; një pjesë prej tyre është shembur dhe do kërkojnë investim domethënës. Qasja jonë është jo vetëm të qëndrojmë pranë banorëve, por edhe pranë kërkesave të kryetarëve të bashkive sa i përket rezervave materiale të shtetit; ka filluar shpërndarja e ndihmave në raste të caktuara. Kemi kërkuar gjithashtu nga bashkitë që të bëjnë kërkesat për sa i përket ushqimeve për blegtorinë, koncentrat për blegtorët e prekur, dhe jemi në kushte ku po shpërndajmë në mbarë vendin edhe ushqime për blegtorinë.

Këto janë dy grupet më të prekura dhe strategjia jonë është t’u qëndrojmë pranë, duke ditur që do kemi ende reshje — nuk jemi jashtë rrezikut. Thjesht është një moment dielli që mundëson të vazhdojmë punën në terren. Presim prurje në mbarë vendin me intensitet shumë më të ulët se tre frontet e para meteorologjike, por edhe jugun e presim të vijojë të ketë prurje dhe basenet ujore në jug të vendit do të vijojnë të kenë prurje, ndaj jemi në gatishmëri të plotë.

Evidentime do bëhen dhe kemi mundësinë të bëjmë dëmshpërblime sipas parashikimeve ligjore. Është herët për një bilanc të plotë; kemi vetëm bilance paraprake dhe na rezulton se kemi rreth 1500 hektarë tokë nën ujë. Ujërat po ulen në nivel në mbarë vendin dhe kjo na jep mundësinë të rikuperojmë argjinaturat.

Ka diferencë të madhe mes bashkive që kanë arritur të bëjnë investimet e nevojshme dhe atyre që s’kanë pasur mundësi t’i kryejnë. Në projektbuxhetin 2026 kemi një qasje të re sa i përket mbështetjes së bashkive, sidomos atyre me më shumë risk për emergjencat civile, duke u ardhur në ndihmë me fonde shtesë dhe me një shpërndarje investimesh më të drejtë se në të kaluarën.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit