17.3 C
Pogradec
17.3 C
Korçë
16.8 C
Bilisht
16.8 C
Ersekë
16.4 C
Maliq
17.7 C
Liqenas
Monday, June 22, 2026

Tregu Industrial i Pogradecit përmbytet sërish! Tregtarët me kova në duar: Mbani premtimet bëni tregun e ri!

- Advertisement -

Për shkak të reshjeve të shumta që kanë përfshirë gjithë rajonin, përfshirë edhe zonën e juglindjes, tregu industrial në Pogradec gjendet sërish përballë faktit se i gjithë shiu apo dëbora që bie jashtë, përfundon brenda në treg, duke dëmtuar kështu të gjitha produktet dhe materialet që ndodhen aty.

Tregtarët, të cilët sot që në orën 7 të mëngjesit kanë hapur tregun, janë parë me kova dhe lecka në duar për të minimizuar ujin e rrjedhur, por me reshjet e shumta duket se nuk ia kanë dalë, pasi materialet e tyre janë lagur dhe i gjithë tregu është përfshirë nga uji.

Prej shumë vitesh këta tregtarë punojnë në këtë treg. Sipas tyre, Bashkia ka premtuar prej kohësh ngritjen e një tregu të ri, por asnjëherë nuk është marrë iniciativa për ndërtimin e tij, dhe ata çdo vit përballen me të njëjtën situatë.

Ata sot i drejtojnë apelin pushtetit vendor që, fillimisht, të marrë masa për situatën aktuale dhe më pas të krijojë kushtet e nevojshme për një treg të ri.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit