4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Banorët bllokojnë rrugën Qukës–Qafë Plloçë: Protestë kundër mbylljes së segmentit lidhës!

- Advertisement -

Rruga Qukës–Qafë Plloçë u bllokua për rreth 10 minuta dhe qarkullimi u paralizua. Banorët e fshatit Kalivaç protestuan kundër mbylljes së një segmenti që lidh tre fshatrat: Kalivaç, Llengë dhe Gur i Bardhë me rrugën e re. Ata thonë se zgjidhja e propozuar nga autoritetet u zgjat më shumë se 2 kilometra rrugën për të dalë nga fshati dhe se kjo rrugë alternative është e amortizuar dhe e pakalueshme për mjetet e vogla.

Autoriteti Rrugor Shqiptar është njoftuar zyrtarisht më herët edhe nga njësia administrative për të gjetur zgjidhje për këtë problematikë, por ende nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Në një moment, banorët bllokuan të dyja anët e rrugës së re, duke krijuar radhë të gjata mjetesh në të dy drejtimet, ku nuk munguan as përplasjet verbale dhe konfrontimet fizike me drejtuesit e automjeteve.

Ndërhyrja e Ilia Muços, administrator i njësisë administrative Trebinjë, bëri që situata të qetësohej. Ai u garantoi banorëve se, pa u gjetur një zgjidhje, segmenti nuk do të mbyllet dhe shtoi se i është drejtuar ARRSH-së zyrtarisht, pasi rruga aktuale është e rrezikshme për qarkullim.

Në mbyllje të protestës mbërriti edhe policia, e cila nisi procedurat lidhur me bllokimin e rrugës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit