Mesatarisht, çdo 5 minuta paraqitet një traumë në urgjencën e ish-spitalit ushtarak, aq sa shpesh autoambulancat nuk kanë kohë të zbresin te aksidentuari, dhe kjo në ditë normale ku në 24 orë janë 280 të tilla.
Numri i aksidenteve rezulton të rritet me gati 1000, ndërkohë që në aksidentet me humbje jete përllogaritet që dy të tjerë mbeten të paralizuar.
Përveç dhimbjes së familjarëve kur humbin një të afërm në aksident, një tjetër problem mbeten dëmtimet e bashkëqytetarëve të pakujdesshëm.
Mjekë të njohur nga Shqipëria, dhe jo vetëm, janë mbledhur në një konferencë në Tiranë ku kanë diskutuar mbi menaxhimin e traumave./topchannel

