4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Kujtim për Lasgushin: Letërsia dhe teknologjia bashkohen në një aktivitet të veçantë në Korçë…

- Advertisement -

Në nderim të poetit të madh Lasgush Poradeci, COD, në bashkëpunim me Bashkinë Korçë dhe shkollën “Sotir Gurra”, organizoi një aktivitet të veçantë kulturor, ku nxënësit sollën para publikut krijime poetike dhe materiale artistike të frymëzuara nga jeta dhe vepra e tij.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe një video e realizuar me teknologji AI, e cila risillte në mënyrë imagjinare një bisedë mes Lasgushit dhe Mitrush Kutelit, zhvilluar buzë liqenit të Pogradecit. Ky moment krijoi emocion tek të pranishmit, duke i bërë të reflektojnë mbi miqësinë, frymëzimin dhe trashëgiminë letrare të dy figurave të shquara të kulturës shqiptare.

Nisma synoi të ndërthurë letërsinë me krijimtarinë bashkëkohore dhe teknologjinë moderne, duke i afruar të rinjtë me personalitetet kulturore të vendit dhe duke ruajtur të gjallë kujtimin e tyre. Organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen entuziaste të nxënësve dhe theksuan rëndësinë e këtyre aktiviteteve në edukimin kulturor të brezit të ri.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit