Floresha Ilo:
“Dua ndihmë nga ju të më sillni djalin këtu. Nuk kam lek të shkoj në Francë për ta marrë vetë. Dua që të më sillni trupin e djalit këtu. Jam fukara, me 20 mijë lekë rrogë. Çfarë të bëj unë, korba?
Kishin 4 vite në Francë dhe ishin mirë, me shtëpi, me karta, me të gjitha, por kishin mosmarrëveshje në çift.
Hera e fundit që fola me djalin ishte dje, në orën 14:30. Fola si për herë të fundit. Djali më tha: “Mami, jam i mërzitur.” I thashë: “Do ta kalosh.” Nuk e di pse ishte i mërzitur, sepse ia mori telefonin djali i madh. Më tha: “Ik, mami, se ma kërkon telefoni djali.”
Pas kësaj që ndodhi, nuk kam komunikim me familjarët e nuses. Që kur u bë vrasja, nuk më flasin më. Për fëmijët nuk e di nëse familja e nuses ka folur dhe se çfarë kanë diskutuar për ta. Jam përpjekur të flas, por më thonë: “Nuk ke turp që na flet?”
Ai vrau dhe veten e tij, dhe nusen. Mbrëmë më tha nusja e djalit tjetër që kam në Greqi: “Hape telefonin, me patjetër.” E hapa dhe më tha: “Mblidh mendjen, se Andoni ka vrarë veten dhe nusen.” Lajmin për nusen e mori nga një komshi shqiptar i Andonit.”

