Qarku Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin G. C., 54 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq ndaluan shtetasin A. L., 53 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Kolanec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë vëllanë e tij, për motive të dobëta

