Devoll – Policia shoqëron 3 persona në komisariat
Policia e Devollit ka shoqëruar në komisariat tre persona: Alti Nallbati, Marsel Buçi dhe Trajan Çeliku.
Sipas burimeve konfidenciale, mësohet se këta persona kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili ndodhej aktualisht nën masën e arrestit në shtëpi.
Dyshohet se autorët e kanë keqtrajtuar Topçiun në ambientet e banesës së njërit prej tyre.
Policia e Devollit vijon kontrollet për mbledhjen e provave, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur dy ditë më parë dhe aksioni policor po finalizohet ditën e sotme.

