16.4 C
Pogradec
16.1 C
Korçë
15.8 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.9 C
Liqenas
Thursday, June 25, 2026

Cilat janë arsyet e fshehta të paraqitjes në SPAK të Bledion Nallbatit?

- Advertisement -

Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati është paraqitur këtë të hënë në SPAK. Gazetarja e Report TV, Keti Banushi raporton se ai është thirrur për t’u pyetur lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit, ku dhunoi me grushte bashkë me të vëllain shoferin e një kamioni në Bilisht. Në një prononcim të shkurtër për mediat, deputeti i Berishës tha se ishte thirrur si person në dijeni për këtë konflikt, ndërsa drejtoi sërish gishtin ndaj Niko Peleshit, duke thënë se konflikti ishte i stisur nga “Niko dhe çerrat e tij”. Nallbati dhe Peleshi janë drejtues politikë të partive të tyre në qarkun e Korçës.

Ngjarja ndodhi më 3 maj, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, ku deputeti i Berishës së bashku me të vëllain Alti Nallbatikonfliktohen me një shofer kamioni dhe më pas e qëllon me grushte. Nallbati pretendoi se ishte një sulm politik, edhe pse në pamje shihej teksa, edhe në prezencë të policisë, ngjitet në shkallën e kamionit për të goditur shoferin. Për këtë ngjarje u pranga u vu vëllai i tij, i cili më vonë u la në masën detyrim paraqitje. Deputeti, edhe pse ishte më agresivi, nuk u procedua. Edhe më herët Nallbati ka përfunduar në SPAK pasi në tetor të vitit 2023 goditi me grusht socialistin Vullnet Sinaj ndërsa opozita vijonte me skenarin e kaosit në Kuvend. Në tetor të një viti më pas, GJKKO pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të pushuar çështjen për veprën penale ‘goditje për shkak të detyrës’./shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit