7.9 C
Pogradec
8.7 C
Korçë
7.5 C
Bilisht
8.2 C
Ersekë
7.8 C
Maliq
8 C
Liqenas
Thursday, April 30, 2026

12-vjeçari nga Korça ‘krijon’ Lasgush Poradecin me Inteligjencë Artificiale, i ‘flet’ rinisë: Mos u largoni nga libri

- Advertisement -

Në galerinë e artit digjital në Korçë, mesditën e së enjtes, nxënësit e shkollës “Sevasti Qiriazi” organizuan një aktivitet të veçantë kushtuar poetit të madh Lasgush Poradeci, nën titullin “Lasgush Poradeci poeti i shpirtit, dashurisë dhe liqenit”.
E veçanta e këtij aktiviteti ishte përfshirja e teknologjisë së inteligjencës artificiale, përmes së cilës poeti u soll “i gjallë” në formën e një hologrami, ide dhe realizim i 12-vjeçarit Deon Gjoka.
I emocionuar për punën e tij, Deoni tha se krijimi i hologramit të Lasgushit ishte për të një përvojë frymëzuese dhe një mënyrë për të lidhur artin me teknologjinë moderne.

Maria Gusho, pjesëmarrëse në aktivitet dhe përfaqësuese e familjes së poetit, shprehu mirënjohje të thellë për brezin e ri që kujton dhe nderon veprën e të atit me kaq dashuri dhe kreativitet. Ajo paralajmëroi gjithashtu se së shpejti do të vijnë për lexuesit një sërë botimesh të reja, ndër të cilat edhe krijime që përfshijnë elementë të inteligjencës artificiale.

Në këtë homazh nuk mungoi as interpretimi artistik i vargjeve më të njohura të Lasgushit, ku një interpretues i vogël shpalosi talentin e tij përmes poezive të poetit të liqenit, duke emocionuar të pranishmit.

Ky aktivitet dëshmoi se dashuria për poezinë dhe kulturën mund të përcillet me mënyra të reja e frymëzuese, duke bashkuar trashëgiminë e së kaluarës me teknologjinë e së ardhmes.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit