4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Korçë/ Nga dhimbja në shpresë: Klodiana Jani, nëna që fitoi betejën me kancerin e gjirit…

- Advertisement -

Në jetën e përditshme, Klodiana Jani ishte një nënë e zakonshme e dy fëmijëve, me një ritëm normal mes punës dhe familjes. Por një ditë, gjithçka ndryshoi. Një ndjesi e çuditshme në trup e bëri të dyshonte se diçka nuk shkonte. Kontrolli mjekësor konfirmoi atë që askush nuk dëshiron ta dëgjojë kancer gjiri.
“Ishte një moment shokues,” kujton ajo. “Gjithçka ndaloi për një çast.”
Në atë moment, Klodiana vendosi të mos e linte frikën ta sundonte. Me forcën që e karakterizon, filloi një luftë të brendshme për të mbajtur gjallë shpresën.

Trajtimi ishte i gjatë dhe i lodhshëm. Kimioterapia i mori energjinë dhe flokët, por jo shpirtin. Shtysa kryesore per kete beteje te forte ishin femijet e saj te cileve ne asnje moment gjate kesaj beteje nuk i mungoi buzeqeshja e nenes se tyre te forte.

Gjatë gjithë rrugëtimit, ajo e mbajti veten me humor e me sportivitet.
Mbështetja e familjes dhe miqve e bëri të kuptonte sa shumë dashuri kishte përreth.
Për një vit me radhë, trajtimi u bë pjesë e përditshmërisë së saj. Ajo tregon me mirënjohje për mjekët dhe ekipin shëndetësor që e ndoqën nga afër.

Sot, Klodiana e quan veten “njeri me jetë të dytë”. Ajo ka ndryshuar mënyrën se si e sheh botën, njerëzit dhe vetë jetën.

Në kuadër të tetorit rozë ajo ka një mesazh për të gjitha gratë qe tw mos dorëzohen kurrë, te mos e shtyjnë kontrollin dhe mbi të gjitha, të mos humbin shpresën sepse jeta është shumë më e fortë se çdo sëmundje.
Klodiana Jani është një nga historitë më frymëzuese të grave që kanë fituar betejën me kancerin e gjirit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit