Në Kolonjë, në vendin e tij të origjinës një ndër rrugët kryesore të qytetit të Ersekës ka marrë emrin e politikanit, publicistit dhe historianit Artan Lame. Ai ndërroi jetë disa muaj më parë jashtë Shqipërisë.
Në një ceremoni te zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Ersekës familjarë të afërm dhe banorë të qytetit përuruan emërimin e rrugës së re. Bashkëshortja e të ndjerit u shpreh krenare tashmë për rrugën që do te mbajë emrin e tij dhe tha se gjysma e dhimbjes pas këtij vlerësimi duket se u zbut.
Nëna e të ndjerit e emocionuar tregoi se i biri edhe pse nuk kishte lindur në Kolonjë gjithmonë krenohej me prejardhjen e tij.
Kreu i bashkisë së Kolonjës vlerësoi kontributin e tij si edhe e konsideroi më se të merituar edhe vlerë vendosjen e emrit të Artan Lames në një nga rrugët e Kolonjës.Artan Lame u nda nga jeta në 23 Maj në Munich të Gjermanisë. Ai do të kujtohet gjithmonë si një ndër kontributorët kryesore në fushën e historisë dhe studimit.

